Mirësevini në

Autism Society of Albania

Autism Society of Albania

Autism Society of Albania është themeluar në qershor 2025, në Tiranë, nga Msc. Anxhela Kaziu, psikologe klinike. Shoqata ka si qëllim promovimin e ndërgjegjësimit dhe mbështetjen e personave në spektrin e autizmit në Shqipëri.

Objekti i shërbimit

Autism Society of Albania është një qendër e dedikuar trajtimit multidisiplinar të fëmijëve me problematika të ndryshme zhvillimore. Ne besojmë se çdo fëmijë ka potencialin për të arritur më të mirën e tij, ndaj ofrojmë terapi profesionale dhe shërbime të personalizuara që përshtaten me nevojat individuale të secilit.

Drejtuese e Autism Society of Albania

Themeluese Anxhela Kaziu

Pas disa vitesh si Drejtuese e Qendrës ASA dhe njëkohësisht terapiste zhvillimi për fëmijë me çrregullime të ndryshme zhvillimore, e ndjeva të domosdoshme themelimin e një shoqate të mirëfilltë. Kjo nismë lindi si përgjigje ndaj realitetit të vështirë që përballojnë shumë familje shqiptare, të cilat, për shkak të kushteve ekonomike, nuk mund të përballojnë kostot e terapisë për fëmijët e tyre. Gjatë punës sime, kam njohur prindër që çdo ditë përballen me sfida të shumta – që nga pamundësia për të ndjekur terapi profesionale, deri tek mospërfshirja e fëmijëve të tyre në kopsht apo komunitet. Shpeshherë më ndanin me dhimbje historitë e tyre, dyert që iu janë mbyllur, dhe ndjesinë e vetmisë përballë një sfide kaq të madhe. Ishte pikërisht ky realitet që më shtyu të ndërmarr një hap më të madh: të krijoj një strukturë që jo vetëm ofron terapi, por që bëhet zë për këta fëmijë dhe mbështetje për familjet e tyre. Autizmi nuk ndikon vetëm te fëmija — ai prek të gjithë familjen dhe komunitetin përreth. Është një rrugëtim i vështirë që kërkon mbështetje të vazhdueshme, përfshirje sociale dhe mirëkuptim të thellë.

Autism Society of Albania ka si mision të krijojë një qendër gjithëpërfshirëse: 

– Që ofron terapi profesionale për fëmijët; 

– Që trajnon prindërit për të ndjekur dhe mbështetur zhvillimin e fëmijëve në mënyrë të vazhdueshme; 

– Që ndërton ura bashkëpunimi dhe ndjeshmëri në komunitet. Ne besojmë se vetëm nëse punohet në të gjitha këto drejtime njëkohësisht, efekti i terapisë mund të jetë i thellë dhe afatgjatë.

Ekipi ynë përfshin:

Logoped

Terapist zhvillimi

Psikolog

Fizioterapist

Psikolog këshillimi

Psikiatër infantil

BCBA Supervizor

Pediatre zhvillimi

Shërbimet që ofrojmë

Terapia ABA

Terapia ABA është një metodë e bazuar në shkencë që përdoret gjerësisht për trajtimin e fëmijëve me çrregullime të spektrit autik dhe probleme të tjera zhvillimore.

Terapia e Zhvillimit

Terapia e Zhvillimit është një qasje gjithëpërfshirëse që synon të mbështesë fëmijët me vonesa ose vështirësi në zhvillimin motorik, njohës, emocional dhe social.

Logopedi

Logopedia është terapia që ndihmon fëmijët me vështirësi në të folur, të kuptuarit dhe përdorimin e gjuhës.

Fizioterapi

Fizioterapia ndihmon fëmijët me vështirësi në lëvizje dhe zhvillim motorik përmes ushtrimeve dhe teknikave të specializuara.

Vlerësime Psikologjike

Vlerësimet psikologjike janë procese të specializuara për të identifikuar nevojat dhe sfidat emocionale, njohëse dhe sjellore të fëmijëve.

Testime dhe Vlerësime të Inteligjencës

Këto teste përdoren për të matur kapacitetet njohëse dhe aftësitë intelektuale të fëmijëve.

Diagnostikim për Çrregullime

Procesi i diagnostikimit përfshin vlerësime të specializuara për identifikimin e çrregullimeve zhvillimore.

Terapia në Grup

Terapia në grup ofron një mjedis mbështetës ku fëmijët mësojnë aftësi sociale, bashkëpunim dhe komunikim përmes lojës dhe aktiviteteve të strukturuara.

Terapia e Lojës

Terapia e lojës përdor aktivitetet kreative dhe lojërat për të ndihmuar fëmijët të shprehin ndjenjat dhe mendimet e tyre në një mënyrë natyrale dhe të sigurt.

Terapia e Muzikës

Terapia e muzikës përdor tingujt, këngët dhe instrumentet muzikore për të ndihmuar në zhvillimin emocional, social dhe kognitiv të fëmijëve.

Terapia e Artit

Terapia e artit përdor procesin krijues të vizatimit, pikturës dhe formave të tjera artistike për të ndihmuar fëmijët të shprehin emocione dhe përvoja që mund të jenë të vështira për t’u shprehur me fjalë.

Suksese zhvillimore
0 +
Prindër të kënaqur
0 +
Vite eksperiencë
0 +