RRETH QENDRËS

10+

Vite
Eksperiencë

Objekti i shërbimit

Qendra Autism Society of Albania (ASA) ka si qëllim ofrimin e një qasjeje multidisiplinare dhe gjithëpërfshirëse në trajtimin e fëmijëve me vështirësi zhvillimore. Ne synojmë të ofrojmë terapi efektive dhe të personalizuara, të bazuara në metoda bashkëkohore dhe të realizuara nga profesionistë të përkushtuar në fushat përkatëse. Grupi ynë i synuar përfshin fëmijët e moshës 2 deri në 15 vjeç, të cilët përballen me:

Në qendrën tonë, çdo fëmijë trajtohet si një individ unik, me potencial dhe nevoja që kërkojnë kujdes të veçantë dhe të individualizuar.
Ne besojmë se çdo hap përpara, sado i vogël, është një arritje e madhe kur bëhet me dashuri, durim dhe mbështetje të vazhdueshme.

Qëllimi ynë është që fëmijët të zgjerojnë aftësitë e tyre, të ndihen të pranuar dhe të vlerësuar, ndërsa prindërit të gjejnë mbështetje, informacion dhe shpresë në çdo etapë të rrugëtimit të tyre.

Historiku ynë

Autism Society of Albania (ASA) lindi si një nevojë e brendshme dhe e thellë për të ndërtuar një strukturë që jo vetëm ofron terapi, por që bëhet zë për fëmijët dhe familjet që përballen me çrregullime zhvillimore.

Pas disa vitesh si Drejtuese dhe Terapiste Zhvillimi, themeluesja e qendrës ndjeu domosdoshmërinë për të krijuar një shoqatë të mirëfilltë, që do të mundësonte akses të barabartë në terapi për çdo fëmijë, pavarësisht mundësive ekonomike.

Kjo nismë lindi nga dëshira për t’u dhënë shpresë dhe mbështetje familjeve shqiptare, të cilat shpesh përballen me sfida të shumta – nga kostot e larta të terapive deri te përjashtimi i fëmijëve nga komuniteti dhe institucionet arsimore.

Autizmi nuk ndikon vetëm tek fëmija – ai prek të gjithë familjen dhe shoqërinë. 
Për këtë arsye, ASA synon të ndërtojë një qendër gjithëpërfshirëse që:

Ne besojmë se vetëm përmes bashkëpunimit, ndjeshmërisë dhe përfshirjes sociale, mund të arrihet zhvillim i qëndrueshëm dhe progres real.

Drejtuese e Autism Society of Albania

Themeluese Anxhela Kaziu

Pas disa vitesh si Drejtuese e Qendrës ASA dhe njëkohësisht terapiste zhvillimi për fëmijë me çrregullime të ndryshme zhvillimore, e ndjeva të domosdoshme themelimin e një shoqate të mirëfilltë. Kjo nismë lindi si përgjigje ndaj realitetit të vështirë që përballojnë shumë familje shqiptare, të cilat, për shkak të kushteve ekonomike, nuk mund të përballojnë kostot e terapisë për fëmijët e tyre. Gjatë punës sime, kam njohur prindër që çdo ditë përballen me sfida të shumta – që nga pamundësia për të ndjekur terapi profesionale, deri tek mospërfshirja e fëmijëve të tyre në kopsht apo komunitet. Shpeshherë më ndanin me dhimbje historitë e tyre, dyert që iu janë mbyllur, dhe ndjesinë e vetmisë përballë një sfide kaq të madhe. Ishte pikërisht ky realitet që më shtyu të ndërmarr një hap më të madh: të krijoj një strukturë që jo vetëm ofron terapi, por që bëhet zë për këta fëmijë dhe mbështetje për familjet e tyre. Autizmi nuk ndikon vetëm te fëmija — ai prek të gjithë familjen dhe komunitetin përreth. Është një rrugëtim i vështirë që kërkon mbështetje të vazhdueshme, përfshirje sociale dhe mirëkuptim të thellë.

Autism Society of Albania ka si mision të krijojë një qendër gjithëpërfshirëse: 

– Që ofron terapi profesionale për fëmijët; 

– Që trajnon prindërit për të ndjekur dhe mbështetur zhvillimin e fëmijëve në mënyrë të vazhdueshme; 

– Që ndërton ura bashkëpunimi dhe ndjeshmëri në komunitet. Ne besojmë se vetëm nëse punohet në të gjitha këto drejtime njëkohësisht, efekti i terapisë mund të jetë i thellë dhe afatgjatë.

Stafi

Në qendër të suksesit tonë qëndron ekipi profesionistësh të përkushtuar, të cilët punojnë me dashuri, përvojë dhe përkushtim çdo ditë për të mbështetur fëmijët dhe familjet e tyre.

Stafi përfshin:

Kjo strukturë shumëdisiplinare na mundëson të ofrojmë kujdes të integruar dhe efektiv, duke ndihmuar çdo fëmijë të zhvillojë potencialin e tij maksimal dhe çdo familje të ndiejë mbështetje të vazhdueshme në rrugëtimin e tyre.

Momente që pasqyrojnë përkushtimin tonë

Në çdo aktivitet, ne shohim përparimin, gëzimin dhe potencialin e fëmijëve tanë.