- E hënë–E premte 8:00–20:00
- +355 68 819 3390
- autismsociety.albania@gmail.com
STAFI
Autism Society of Albania është themeluar në qershor 2025, në Tiranë, nga Msc. Anxhela Kaziu, psikologe klinike. Shoqata ka si qëllim promovimin e ndërgjegjësimit dhe mbështetjen e personave në spektrin e autizmit në Shqipëri.
Në qendrën tonë, një grup specialistësh të përkushtuar dhe të trajnuar në mënyrë profesionale punojnë me pasion dhe ndjeshmëri të lartë për të mbështetur çdo fëmijë dhe familje në rrugëtimin e tyre zhvillimor. Ne besojmë se çdo individ në spektrin e autizmit ka potencial unik dhe meriton mundësinë për të arritur aftësitë e tij më të mira, në një mjedis gjithëpërfshirës, mirëkuptues dhe mbështetës.
Në fokusin tonë qëndron ofrimi i shërbimeve cilësore terapeutike, të personalizuara sipas nevojave të secilit fëmijë, përfshirë terapi zhvillimore, psikologjike dhe logopedike. Përmes metodave bashkëkohore dhe qasjeve shkencore, synojmë të përmirësojmë komunikimin, ndërveprimin social dhe aftësitë e përditshme të fëmijëve në spektrin e autizmit.
Por puna jonë nuk ndalet vetëm tek terapia. Ne ofrojmë mbështetje të vazhdueshme emocionale dhe këshillimore për prindërit, duke i ndihmuar ata të kuptojnë më mirë procesin terapeutik, të përballojnë sfidat e përditshme dhe të ndërtojnë një marrëdhënie të fortë me fëmijët e tyre. Shoqata jonë organizon gjithashtu trajnime, seminare dhe fushata ndërgjegjësuese për publikun, me synimin për të nxitur pranimin dhe përfshirjen sociale të personave me autizëm në të gjitha sferat e jetës.
Bashkëpunimi i ngushtë me familjet është themeli i punës sonë, sepse besojmë se përparimi i qëndrueshëm arrihet vetëm përmes partneritetit, mirëkuptimit dhe dashurisë. Ne punojmë çdo ditë për të garantuar zhvillim sa më cilësor dhe një të ardhme të ndritur për fëmijët tanë, duke ndërtuar një shoqëri më të drejtë, të hapur dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë.
Qendra jonë përbëhet nga një ekip profesionistësh të specializuar, të përkushtuar në mbështetjen e fëmijëve dhe familjeve të tyre.
- Logopedi
- Terapist zhvillimi
- Psikolog
- Fizioterapist
- Psikolog këshillimi
Drejtuese e Autism Society of Albania
Themeluese Anxhela Kaziu
Pas disa vitesh si Drejtuese e Qendrës ASA dhe njëkohësisht terapiste zhvillimi për fëmijë me çrregullime të ndryshme zhvillimore, e ndjeva të domosdoshme themelimin e një shoqate të mirëfilltë. Kjo nismë lindi si përgjigje ndaj realitetit të vështirë që përballojnë shumë familje shqiptare, të cilat, për shkak të kushteve ekonomike, nuk mund të përballojnë kostot e terapisë për fëmijët e tyre. Gjatë punës sime, kam njohur prindër që çdo ditë përballen me sfida të shumta – që nga pamundësia për të ndjekur terapi profesionale, deri tek mospërfshirja e fëmijëve të tyre në kopsht apo komunitet. Shpeshherë më ndanin me dhimbje historitë e tyre, dyert që iu janë mbyllur, dhe ndjesinë e vetmisë përballë një sfide kaq të madhe. Ishte pikërisht ky realitet që më shtyu të ndërmarr një hap më të madh: të krijoj një strukturë që jo vetëm ofron terapi, por që bëhet zë për këta fëmijë dhe mbështetje për familjet e tyre. Autizmi nuk ndikon vetëm te fëmija — ai prek të gjithë familjen dhe komunitetin përreth. Është një rrugëtim i vështirë që kërkon mbështetje të vazhdueshme, përfshirje sociale dhe mirëkuptim të thellë.
Autism Society of Albania ka si mision të krijojë një qendër gjithëpërfshirëse:
– Që ofron terapi profesionale për fëmijët;
– Që trajnon prindërit për të ndjekur dhe mbështetur zhvillimin e fëmijëve në mënyrë të vazhdueshme;
– Që ndërton ura bashkëpunimi dhe ndjeshmëri në komunitet. Ne besojmë se vetëm nëse punohet në të gjitha këto drejtime njëkohësisht, efekti i terapisë mund të jetë i thellë dhe afatgjatë.
Ekipi ynë përfshin:
Logoped
Terapist zhvillimi
Psikolog
Fizioterapist
Psikolog këshillimi
Psikiatër infantil
BCBA Supervizor
Pediatre zhvillimi
KONTAKT
- ASTIR, TIRANË
- autismsociety.albania@gmail.com
- +355 68 819 3390
- E hënë - E premte 08:00-20:00
- autismsociety_albania
Copyright ©2026 Autism Society of Albania. Designed by Vizional
KONTAKT
- ASTIR, TIRANA
- autismsociety.albania@gmail.com
- +355 68 819 3390
- Monday - Friday 08:00-20:00
- autismsociety_albania
Copyright ©2026 Autism Society of Albania. Designed by Vizional
