Terapia e Artit

Terapia e artit është një qasje terapeutike që përdor procesin krijues të vizatimit, pikturës, modelimit dhe formave të tjera artistike për të ndihmuar fëmijët të shprehin ndjenjat, mendimet dhe përvojat e tyre në mënyrë të lirë dhe të sigurt. Për shumë fëmijë, arti bëhet një gjuhë alternative për të komunikuar emocione që mund të jenë të vështira për t’u shprehur me fjalë.

Përmes krijimit artistik, fëmijët kanë mundësi të eksplorojnë emocionet, të përballojnë stresin, të përmirësojnë vetëvlerësimin dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre sociale e komunikative. Procesi krijues ndihmon në shprehjen emocionale, zhvillimin e vetëbesimit, dhe rritjen e ndërgjegjësimit për veten, duke kontribuar në mirëqenien e përgjithshme psikologjike.

Kjo terapi është veçanërisht e dobishme për fëmijët që përballen me vështirësi emocionale, traumat, çrregullime zhvillimore ose sfida në komunikim, pasi u ofron një mënyrë të butë, krijuese dhe jo kërcënuese për të përpunuar përvojat e tyre.

Në qendrën tonë, terapistët e artit punojnë në një ambient të qetë dhe mbështetës, duke e udhëhequr fëmijën në procesin e krijimit dhe interpretimit të artit të tij. Çdo seancë përshtatet sipas moshës, aftësive dhe nevojave individuale, me qëllim që fëmija të ndjehet i lirë të krijojë, të shprehet dhe të zhvillohet në mënyrë të shëndetshme.